Çfarë është përgatitja për lindje?

Ju jeni shtatzënë dhe gjermanishtja nuk është gjuha juaj amtare.

Ndoshta jeni vetëm dhe nuk dini me kë të flisni për pyetjet që ju lindin. Atëhere ky kurs i përgatitjes për lindje, është për ju!

Kursi i përgatitjes për lindje përbëhet nga 7 takime të mbajtura nga një mami dhe një përkthyese ndërkulturore në gjuhën shqipe.

Ato janë të pranishme, për t’ju dëgjuar, për t’u dhënë përgjigje pyetjeve tuaja dhe për t’ju dhënë informacione që do t’ju nevojiten.

Mamija dhe përkthyesja do t’ju shpjegojnë gjithashtu çfarë ndodh gjatë periudhës së shtatzanisë, lindjes, dhënies së gjirit dhe kthimit në shtëpi.

Në një grup të vogël, ju do të jetoni e do të ndani ndërmjet jush momente, ku do të flisni për mbritjen e bebes tuaj, duke respektuar vlerat e kulturës tuaj.

Mamia dhe përkthyesja ndërkulturore do t’ju shpjegojnë gjithashtu rreth ecurisë së shtatzanisë dhe lindjes, si dhe do ju përgatisin për çastin e dhënies së gjirit dhe kthimit në shtëpi.
Çasti më i mirë për të filluar këtë kurs është ndërmjet muajit të 5-të dhe të 8-të të shtatzanisë. 

Në këtë kurs ju do të takoni gra të tjera shtatzanë si ju, me të cilat mund të shkëmbeni eksperiencat dhe shpresat tuaja.
Pagesa e kursit është e varur nga të ardhurat

Për familjet pa të ardhura, kursi kushton 30 franga.
Për familjet vetëm me një rrogë, kursi kushton 60 franga.
Për familjet me dy rroga, kursi kushton 120 franga.
Sigurimi juaj shëndetësor paguan direkt në Mamamundo 100 franga.

Albanian